Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që e ashtuquajtura “ushtri e Kosovës” mund të hyjë në veri të Kosovës dhe Metohisë është një kërcënim për paqen për të gjithë rajonin.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.
Ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ushtria serbe ishte e sigurt, e fortë dhe e aftë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë vendin, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj ka deklaruar se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.
“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”./klankosova.tv/
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...