Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në 29 vjetorin e themelimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se Shpallja e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, para 29 vjetësh, ishte moment historik për popullin tonë.
Tutje ka shkruar se të kaluarën e lavdishme e kemi të përbashkët dhe bashkë duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.
Ja postimi i plotë:
Pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi. Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh. Këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës sonë të armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë.
Sakrifica e shumë gjeneratave, të cilave u jemi përjetësisht mirënjohës, ka bërë që ne ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Të kaluarën e lavdishme e kemi të përbashkët dhe bashkë duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.
Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për delegatët e atëhershëm shqiptarë!/Arbresh.info/
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme