Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka postuar disa fotografi që dëshmojnë ndryshimet e bëra në sektorin e shëndetësisë.
Veseli ka thënë se falë nismave antikorrupsion të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, ne kemi garantuar çmime të njëjta në çdo barnatore, duke i kursyer qytetarëve së paku 10 milionë euro.
“Vendosmëria ime dhe e PDK-së për të luftuar seriozisht korrupsionin dëshmohet më së miri me punën e bërë në Ministrinë e Shëndetësisë. Falë nismave antikorrupsion të ndërmarra nga kjo ministri, ne kemi garantuar çmime të njëjta në çdo barnatore, duke i kursyer qytetarëve së paku 10 milionë euro. Po ashtu, kemi shmangur abuzimet me barnat që blihen nga spitalet, duke shpenzuar 6 milionë euro më pak. Me këto para që kemi kursyer, ne kemi investuar në pajisje moderne, ambiente cilësore dhe kushte bashkëkohore për pacientët tanë. Këto fotografi të bëra para dhe pas këtyre masave antikorrupsion e ilustrojnë më së miri transformimin që është duke ndodhur në shëndetësi. Mbetet ende edhe shumë për t’u bërë, por është e sigurt që jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Veseli.



Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë