Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ai aty ka shpalosur planin dhe iniciativën e tij për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
“Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë të gjenocid. Ne kemi vlerësuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e tyre.. Serbia e njeh çdo krim që është kryer në Kosovë. 186 masakra të kryera në Kosovë kërkojnë drejtësi. Unë kam marr iniciativën që do të rezultojë me krijimin e një Gjykate Ndërkombëtare për masakrat serbe gjatë luftës. Kjo gjykatë është e mundshme të ndodhë, dhe do të ndodhë”, ka thënë Veseli.
Veseli po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditë së hënë do të ketë takime me shoqatat e dala nga lufta.
Ai është shprehur optimist se kjo iniciativë do të përkrahet edhe nga opozita, dhe madje këta të fundit sipas tij do të jenë pjesë e saj.
“Do të kemi takime ditën e hënë me të gjitha shoqatat e dala nga lufta. Ne do të procedojmë në Kuvendin e Kosovës dhe do të jenë të përfshira pozita dhe opozita. Ka një përkrahje të të gjitha institucioneve të Kosovës. Opozita jo vetëm që do të jetë përkrahëse por edhe do të jetë pjesë e saj”, ka thënë Veseli.
Madje Veseli pati edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë kryer gjenocid mbi popullatën civile kosovare gjatë luftës.
“Mesazhi për kriminelët serbë është se nuk do të jeni të lirë, kemi me ju zënë të gjithëve. Do të përgjigjeni për atë cka i keni bërë fëmijëve e pleqëve. Ju nuk keni qenë të zotë të përballeni me Ushtrinë Çlirmtare të K osovës”, tha Veseli.
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...