Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për mediat gjermane rreth dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të tij për zgjidhjen finale të mundshme.
Veseli për radion shtetërore gjermane Deutchlandfunk ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe në asnjë mënyrë as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.
Veseli deklaron se kërkesa e Kosovës për Luginën e Preshevës lidhet me respektimin e të drejtave të tyre, ashtu siç kanë serbët të drejta në Kosovë.
“Nuk do të ketë ndarje, dhe nuk do të ketë asociacion të me pushtet ekzekutiv”, ka deklaruar Veseli.
“Serbia si një vend i pavarur duhet të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar komunitetin shqiptar atje”, shton ai.
Ai ka thënë se Kosova po punon dhe do të punojë që të integrohen sa më shumë të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Përkundrazi, do të punojmë edhe më shumë për të integruar komunitetet tona, serbët dhe komunitetet tjera. Ndarja nuk është një opsion për Kosovën”, ka thënë ai.
“Ne duam të integrohemi në komunitetin evropian dhe në NATO, dhe në këtë kuptim roli gjerman është shumë i rëndësishëm për ne si Kosovë”, ka shtuar me tej Veseli.
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtje...
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...