Gjykata Speciale ditëve në vijim do të ftojë për intervistë edhe persona të tjerë pos atyre që u ftuan deri tash.
Kështu deklaroi Driton Lajçi nga Ministria e Drejtësisë derisa mori pjesë në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike Politikë ku u diskutua për Gjykatën Speciale në vitin 2019: Pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura.
Lajçi shtoi se viti që po vjen do të jetë goxha i zorshëm për vendin, por asesi nuk tregoi nëse në mesin e atyre që do të ftohën nga ky organ do të jenë edhe krerët e institucioneve kosovare.
Avokati Avni Puka bëri me dije Gjykata Speciale është e Kosovës dhe se tash duhet të përballemi me pasoja çfarëdo çofshin ato, pasi që sipas tij Kosova vet e krijoi një organ të tillë të drejtësisë.
Gjykata Speciale pos që do të hetojë luftën e UÇK-ës, do të merret edhe me zbulimin e vrasjeve politike të kryera në Kosovë menjëherë pas luftë.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot