Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së: Ka shumë tension në mes të Kosovës dhe Serbisë

12:22 | 9 Tetor 2018
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar pas rrahjes së dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Ai ka thënë se rrahja e tyre vetëm pse po flisnin gjuhën shqipe tregon qartë se sa tension ka ende në mes të dy popujve.
Hoti ka shkruar në Facebook se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është e gjatë.

Ai ka kërkuar që Serbia ta kundërshtojë këtë ngjarje si dhe t’i mbrojë qtetarët dhe udhëtarët pa dallim etnie.

“Kërkojmë që Serbia të dëshmoj kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj ngjarje gjenocidiale dhe të mbrojë qytetarët e udhëtarët pa dallim etnie. Kjo duhet të dëshmohet nga Serbia duke vënë shpejt kryesit e këtij akti përballë drejtësisë dhe siguruar transparencë të plotë të procedurave të ndjekura nga organet e drejtësisë për këtë rast”, ka shkruar Hoti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale