Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ndonëse ka premtuar përkrahje për prodhimin vendëse ka kërkuar nga prodhuesit kosovarë që të rrisin cilësinë e produkteve në mënyrë që të jenë të konkurrueshëm edhe në tregun ndërkombëtar.
Shala gjatë vizitës biznesin “Plus Centre” në Ferizaj, ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i Konsumatorit, i cili ndër të tjera parasheh edhe vendosjen e etiketave karshi produktit për origjinën e tyre.
“Unë si ministër i Tregtisë do ta rris dinamikën dhe përkushtimin e ministrisë së tregtisë në përkrahjen dhe mbrojtjen e prodhimit vendor”
“Ju e dini që Parlamenti i Kosovës veç se ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky ligj parasheh edhe obligative edhe vendosjen e etiketimit të vendosjes së origjinës s produktit për të cilin e përgëzoj Sylën i cili veç se ka filluar të vendos në të gjitha produkte ka vendos edhe etiketimin e origjinës së produkti”.
“Kërkoj edhe nga bizneset tjera që prej datën 29 dhjetor kur edhe hyn ky nen i këtij ligji në fuqi, të gjitha bizneset t`i pajisin produktet e tyre me treguesin e origjinës së këtij produkti. Kërkoj që të rrisin edhe cilësinë produkteve të tyre që të jenë të konkurueshëm edhe në tregun vendos edhe ndërkombëtar”, tha ai.
Zbatimin e ligjit nga bizneset e kërkoi edhe kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha. Ai tha se është e drejtë e konsumatorit që të dijë se prej nga është produkti.
“Përgëzojmë edhe ministrin që e ka shty Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Iu bëjmë apel edhe pikave të tjera që të zbatojnë këtë ligj sepse është e drejtë e konsumatorit të dijë se nga është produkti a është nga Kosova nga vendet e rajonit apo i importuar nga vendete Bashkimit Evropian”.
Kurse Sylejman Neziri, pronar i “Plus Centre” përveç përkrahjes për prodhuesit kërkoi mbështetje edhe për bashkatdhetarët, raporton EO.
“Besoj se edhe qeveria tash e tutje do te ia jep një përkrahje shumë prodhuesve vendor por edhe bashkatdhetarëve që të vijnë pa hezitim të financojnë në Republikën e Kosovës dhe që rinia jonë të mos ikë nëpër ambasada, por ta forcojmë shtetin tonë siç është më mirë”.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...