Në orët e vona të pasdites së djeshme në fshatin Zhabar të Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje tragjike. Dyert e oborrit të një shtëpie i kanë zënë dy vajza të mitura rreth moshës 4-5 vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Tjetra është lënduar. Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje, raporton Gazeta Express.
Sipas policisë gjatë orës 16:00 të pasdites të së dielës në spitalin e Mitrovicës janë dërguar dy vajza të mitura. Sipas mjekut kujdestar njëra nga vajzat ka marrë lëndime vdekjeprurëse në vendin e ngjarjes, andaj mjeku vetëm e ka konstatuat vdekjen.
Ndërkohë që viktima tjetër sipas organeve të hetuesisë gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Turpi i pa jetë i katërvjeçares me urdhër të prokurorit u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore. Ndërkohë që viktima tjetër është duke u trajtuar në spital.
“Raportohet se në spitalin e Mitrovicës janë sjellë dy fëmijë viktima femra K-shqiptare për ndihmë mjekësore. Sipas mjekut, njëra nga viktima është sjellë pa shenja jete, ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të rëndë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë. Viktimat janë lënduar nga dyert e oborrit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...