5 ditët e para të gushtit pritet të jenë me diell, ndërsa në fundjavë, rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Në fundjavë, priten “turbullira nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që pritet të sjellin mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi, e masa më të freskët ajrore, që do të depërtojnë nga verilindja e kontinentit do të zbresin lehtë temperaturat përreth vlerave mesatare”.
Parashikimi për ditët 1-5 gusht:
1.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
2.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
3.08-4.08 – Të shtunën kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Ditën e diel, pjesërisht vranët, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.
5.08 – Kryesisht me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimale do të luhaten nga 13C deri në 18C, e ato maksimale, do të rriten në 30C deri 33C, e në fundjavë do të zbresin deri në 26C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualsiht do të zbres nën vlera normale.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...