Në një video të publikuar nga disa media të huaja thuhet se shihet nisja e raketave Tomahawk nga një nëndetëse gjatë sulmit të raketave të së shtunës në mëngjes në Siri.
Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, videoja një fjalë tregon momentin kur në bordin e nëndetëses John Warner (SSN 765) nisët një raketë raketore Tomahawk më 14 prill.
Një nisje e tillë thuhet se është bërë nga Deti Mesdhe si pjesë e një operacioni sulmues kundër qeverisë siriane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.
Siç edhe ishte raportuar, sulmet janë në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur në qytetin sirian, Duma.
Ndërkohë, pas fillimit të sulmeve kishin ardhur edhe reagime të ndryshme.
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka paralajmëruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë “nuk do të mbeten pa pasoja”.
Ndërkaq kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si ua kishte dhënë urdhrin Forcave Britanike për sulm, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad.
Ndërkohë televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare. /Telegrafi/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit