Këto pamje tregojnë 43-vjeçarin shqiptar nga Kosova, pasi kreu një krim të dyfishtë në Gjermani. Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit njw ditë më parë.
43-vjeçari qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij kosovare. Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.
Për fat, krimit i shpëtoi një bebe dymuajshe. Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e kosovares me afganin.
Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.
Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje. Mësohet se kosovari ishte një person i njohur për policinë. Ai kishte ushtruar dhunë në familje dhe mendohej se kjo ishte arsyeja përse ishte ndarë nga e shoqja.





Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez