Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi, thotë se është duke e hetuar rastin e krijuar në aeroportin e Prishtinës pas grevës së punëtorëve.
“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Departamenti për Siguri Publike, përmes Inspektorëve për siguri të aviacionit civil të cilët kanë qenë prezent dhe janë duke e përcjell situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë periudhës së mbajtjes së grevës nga ana e personelit të aeroportit. Inspektorët për siguri të aviacionit civil të MPB-së janë duke e hetuar rastin në fjalë dhe pas përfundimit të hetimit do të hartojnë raport zyrtar”, thuhet në njoftim.
Kjo ministri shton se duke qenë se jemi në fazën fillestare të hetimeve (mbledhjes së dëshmive) dhe kjo çështje bënë pjesë në fushën e cila është e klasifikuar, nuk mund të japin detaje tjera lidhur me këtë rast.
Sidoqoftë, Ministria e Punëve të Brendshme i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se siguria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është brenda standardeve të kërkuara dhe udhëtimi nga ky aeroport është i sigurt.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100