Kuvendi Komunal i Mitrovicës me vota unanime ka votuar pro-rezolutës me të cilën i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i ndryshojnë disa nene të ligjit me të cilin bashkohet Mitrovica.
Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

E gjithë kjo erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut, në kërkesën për ndryshimin e ligjit për kufijtë kishte kritikuar homologun serb që nuk i ka përfillur kërkesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie.
Këtë e ka deklaruar Bahtiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila e ka vetëm një pikë të rendit të ditës.
“Rakiq ka qenë çdo herë ai që nuk i ka përfillur kërkesat tona dhe të qytetarëve, ku shqiptarë janë shumicë. E di që 15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. A ka më vështirë të jesh refugjatë në komunën tënde. Jam në një situatë tejet të rëndë. Nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë tënde, e mos të banosh aty. Rakiq nuk e ka lejuar këtë. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të ketë mirëkuptim për këtë. Politika dhe njerëzit e veriut kanë synuar që të bëhet një spastrim etnik. Janë bërë të gjitha përpjekjet në Bruksel dhe në Prishtinë, madje e kemi një vendim të përbashkët rreth kësaj, por që nuk po zbatohet”, ka theksuar Bahtiri.
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...