Këshilltarja e Kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë Haradinaj rreth taksës. Ajo ka deklaruar se vendimin për taksën 100 % nuk e ndryshon asnjë vendim tjetër përpos njohjes.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se Qeveria Haradinaj në secilën rrethanë e ka sqaruar se vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, është e drejtë sovrane dhe nuk do të hiqet deri në njohje reciproke. Ky qëndrim vazhdon.
“Qeveria e vendit në secilën rrethanë e ka sqaruar se vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, është e drejtë sovrane dhe nuk do të hiqet deri në njohje reciproke. Ky qëndrim vazhdon. Shkrimet në portale të caktuara, të cilat që nga fillimi kanë trumbetuar në të pavërteta, se gjoja taksa është hequr pjesërisht me dy vendimet e mbledhjes së 100-të të Qeverisë, nuk qëndrojnë!”, ka shkruar këshilltarja e kryeministrit Haradinaj.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime