Limaj për vdekjen ish-senatorit amerikan: Kosova humbi një mik të madh

22:08 | 28 Prill 2019
A Z

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes se ish-senatorit amerikan, Richard Lugar.

Limaj ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se Kosova humbi një mik të çmuar i cili përkrahu Kosovën në momentet më të rëndësishme.

“Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e mikut të madh të Kosovës, ish-senatorit amerikan, Richard Lugar. Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu Kosovën në momentet më të rëndësishme. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit amerikan! FL

Shpërndaje në rrjete sociale