Kryeministri fton qytetarët të dalin në zgjedhje

16:26 | 8 Prill 2019
Arditë Shkodra

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët e katër komunave veriore për të dalë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët qe do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave, përcjell arbresh.info

Haradinaj gjithashtu bëri thirrje edhe për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona me standardet më të larta demokratike ndërkombëtare./Arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme