Si çdo vende tjetër që bënë regjistrimin e popullsisë në çdo një dekadë edhe Kosova po bën plan që në vitin 2021, të bëj regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi, tha se regjistrimi i popullsisë është shumë me rëndësi për Kosovën, por edhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën.
“Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të ketë shumë rëndësi në vendimmarrje. Nëse një investitor është i interesuar të investojë ai do të ketë të dhënat e ASK-së, nga regjistrimi”, tha ajo sot në “Studio e Hapur”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).
Sipas saj përgatitet për regjistrimet bëhen 3 apo 4 vite dhe në çdo një dekadë. “Disa vende kanë vendosur të bëj regjistrimin në vitin 2020, ndërsa Kosova në vitin 2021”, tha ajo.
Qeriqi, bëri me dije se Kosova, përkatësisht ASK-ja ,ka filluar përgatitjet për regjistrimit të popullsisë. “Në vitin 2018 kemi filluar aktivitet, ku kemi bërë një “roadmap. Kemi krijuar grupe punuese etj”, tha ajo.
Sipas saj 12 milionë e 700 mijë euro i nevojiten Kosovës për ta regjistruar popullsinë në vitin 2021.
Musk pranon ftesën e Netanyahut për vizitë në Izrael
Miratohet ulja e çmimit për ngrohje, ZRRE jep detaje: Në Ter...
Numërohen 35% e votave për kandidatët për deputet- këta janë...
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fë...
Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimi...
Atdhe Nuhiu pritet t’i bashkohet kampionëve të Austris...