“Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe nuk kemi kushte shtesë.”
Në takimin e nivelit të lartë për Mekanizmin e rasteve track-record (të shenjës truara), Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se BE-ja është e interesuar për t’u siguruar se progresi për rastet e shenjës truara po vazhdon.
Në takim, morën pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, thuhet në njoftim.
“Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe nuk kemi kushte shtesë”, potencoi Ministrja Hoxha, megjithatë, disa nga vendet anëtare që janë më hezituese, duan të shohin se puna dhe progresi për sundimin e ligjit po vazhdon, transmeton lajmi.net.
Mekanizmi track-record, apo rastet e shenjës truara, nga vendet anëtare të BE-së po shihet si një ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit, andaj, ceku Ministrja, puna në këtë drejtim po vazhdon.
Ministrja po ashtu, theksoi se dinamizmi i agjendës integruese nuk do të ndalet, duke cekur se ditëve në vijim do të rifilloj lobimi, takimet me Ministrat e vendeve anëtare që të binden për votën e tyre në Këshillin e Ministrave. /Lajmi.net/
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...