Kryeministri, Ramush Haradinaj, është shfaqur i patundur në qëndrimin e tij.
“Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm”.
Haradinaj në Klan Kosovës, ka thënë se askush nuk është serioz në përkrahejn e idesë për korrigjimit të kufirit.
“Ka kur është në pyetje e drejta e Kosovës ka Zahira, Luana, Adema, ata do ta ndalin [prekjen e kufirit], jo politikanët. Gabon dikush nëse i teston. Kosova ka pas dhe do të ketë njerëz që të mos e lejojë dikë të luajë me tokën dhe territorin e vet”, ka thënë Haradinaj.
“Ky flamur [Flamuri i Kosovës], nuk guxon askush të heq tokë prej tij”.
Haradinaj ka thënë se nuk është kërkesë e ndërkombëtarëve ndarja e Kosovës. Ai ka përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë karshi idesë për korrigjim kufiri.
“Gjermania është e përgjegjshme, e di çka është rregulli ndërkombëtar. Millosheviq ka qenë më i fortë dhe nuk ka mundur ta ndajë Kosovën. Gjermania është lider i BE-së, qoftë në Buxhet, roli i tyre është shumë i rëndësishëm janë unik për Kosovën, Është interes i madh t’i fuqizojmë raportet me Berlinin”./klan kosova/
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...