Shtatorja e Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, ka zënë vend në sheshin e Drenasit.
Ajo rreth orës 12:00 do të zbulohet për t’i dhënë pamje tjetër qytetit. Shumë liderë nga vendi e rajoni kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe për Drenasin.
Burimet e Indeksonline të afërta me protokollin e shtetit kanë thënë se në këtë aktivitet do të jenë prezent dy presidentët: Hashim Thaçi e Ilir Meta dhe ish presidentët e Shqipërisë, Bujar Nishani, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kreu i Kuvendit Kadri Veseli si dhe përfaqësues nga Maqedonia, Ali Ahmeti e shumë të tjerë.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend