Ende nuk dihet kur do të filloj rinumërimi i rreth 5 mijë fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë për arbresh.info se fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i zarfeve.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë gjithashtu se pas këtij porcesi do të dihet numri i fletëvotimëve të aprovuara e më pas numërimi i tyre.
“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime. Vlerësimi ka për qëllim që ta dijmë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara. Në fund, vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka thënë Elezi.
Ndryshe të mërkurën Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me të cilin ndalohej rinumërimi i 4639 fletëvotimeve të ardhura nga jashtë Kosovës./arbresh.info/
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...