Sipas këtyre burimeve, çifti nga komuniteti egjiptas ishin duke qëndruar në oborr ku kanë qenë duke e pastruar një revole që e kishin së bashku. Fëmijët thuhet se kanë dëgjuar vetëm një të shtënë ndërsa kur kanë dalë e kanë parë të atin duke e ndihmuar nënën e plagosur.
Sipas këtij burimi, çifti nuk kanë pasur asnjë rast të hapur në polici për probleme familjare apo për dhunë në familje. Mësohet se pas ngjarjes burri është në arrati dhe është duke u kërkuar nga policia me qëllim që të sqarohen rrethanat e ngjarjes.
Kristë Gjoka, komandant i stacionit në Gjakovë, ka thënë për Arbresh.info se një grua është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.
“Dyshimet e para janë se incidenti është shkaktuar nga burri i saj. Deri më tani kemi vetëm dyshime për vrasje aksidentale”, ka thënë Gjoka.
61 vjeçarja e komunitetit egjiptas banore në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë u raportua e vdekur mbrëmë.
Vdekja e saj është konfirmuar na policia.

“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës