Pjesët e veturës u shpërndanë gjithandej si pasojë e një aksidenti në të cilin mbeti e vdekur M.A e lindur më 1993.
Vdekjen e viktimës e konfirmuan edhe në spitalin e Gjilanit.
Por, 26 vjeçarja nuk ishte e vetëm në veturë. Me vete ajo kishte edhe djalin e saj 3 vjeçar, i cili shpëtoi vetëm me lëndime, kurse për tretman u dërgua në Prishtinë.
Gjatë pasdites në QKUK kishin ardhur edhe familjarë të viktimës, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk pranuan të flasin, ndërsa trupi i pajetë i 26 vjeçares, me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion.
Pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes policia thotë se shkak i aksidentit fatal ishte tejkalimi i pasigurt.
Policia ka intervistuar edhe dy shoferët e kamionit që ishin përfshirë në aksident njëri nga të cilët është ndaluar për 48 orë.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?