Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, se SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka nxitur reagime të mëdha në Serbi.
Gjatë ditës së djeshme, ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin kishte thënë se një deklaratë e tillë e ambasadorit “tregon vetëm arrogancën e tij”, shkruan lajmi.net.
“Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga qeveria”, tha Vulin.
I shpejtë në reagimin e tij ishte edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili tha se përfaqësuesit e Qeverisë serbe është dashur të reagonin ndaj kësaj deklarate, dhe se sipas tij ambasadori amerikan nuk është i thirrur për të korrigjuar gazetarët.
“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria është dashur të reagonin ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrur për t’i korrigjuar gazetarët”, deklaroi Vuçiq.
E ani pse kryeministrja serbe nuk reagoi ndaj kësaj deklarate, e ashpër u tregua zëvendësja e saj, Zorana Mihajloviq.
“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kurr nuk do ta bëjë një gjë të tillë. SHBA-të janë sponsori kryesor i saj”, deklaroi ajo.
Scott në deklaratën e tij për gazetarë tha po ashtu se Qeveria e Kosovës është Qeveri legjitime e zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, dhe të njëjtës nuk mund t’i referohemi si e ashtuquajtur../Lajmi.net/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...