Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se i ka ndarë dy mijë euro nga buxheti i tij personal për t’i mbuluar shpenzimet e varrimit të Visar Behramit.
Behrami, 27 vjecar, vdiq dje si pasojë e shembjes së ndërtesës së ish-Adriatikut në Mitrovicë.
Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se i pari i tyre u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Behramit, ku edhe i ka njoftuar për veprimin e lartpërmendur.
Më poshtë keni postimin e plotë:
Kryetari Bahtiri dërgon telegram ngushëllimi për familjen Behrami
E nderuara familja Behrami,
Qytetarët e Komunës së Mitrovicës me pikëllim dhe dhembje morën lajmin për aksidentin që i mori jetën djalit tuaj, Visarit.
Për humbjen e djalit, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, andaj në shenjë solidarizimi me dhimbjen tuaj nga buxheti im personal do të ndajë shumën prej 2000 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.
Ndajmë me ju dhimbjen e madhe.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për birin tuaj.
Agim Bahtiri,
Kryetar i Komunës së Mitrovicës
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...