Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, dje është njoftuar nga Policia se në fshatin Veriq të Komunës së Istogut është ndaluar një veturë me rimorkio nën dyshimin se transportonte narkotik.
Më pas në rimorkio u gjetën rreth 145 (njëqindedyzetepesë) kilogram narkotik, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Pas kësaj prokurorja e çështjes ka marr aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.
Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...
Dani Alves drejt rikthimit sensacional në fushë, gati të lua...
Abdixhiku prezanton zotimet e LDK-së në Suharekë: Paga, pens...
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në...