Një veturë është aksidentuar gjatë ditës së sotme në Veri të Mitrovicës.
Një qytetar ka dërguar fotografi ku shihet një veturë e cila ka dal nga rruga dhe ka rënë anash.
Sipas qytetarit aksidenti ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Leposaviq.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia të cilët po merren me rastin.
Nuk ka ende informacione nëse ndonjë person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
Gjatë ditës së sotme është rritur numri i aksidenteve për shkak të reshjeve të borës.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi, referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vend, ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës
Kramer largohet nga Prishtina, prezantohet në një skuadër ng...