Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim ditën e Bajramit, vaksinat do t’i marrin të mërkurën
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.
Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimi ku i kanë marrë edhe dozat e para.
Në të njëjtën kohë, MSh u bënë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...