Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se Gjermani nuk e përkrahë idenë për korrigjimin e kufirit në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Kancelarja, Angela Merkel, ka bërë të qartë – ajo nuk është vetëm shefja e partisë, ne ndajmë të njëjtin mendim – vërtet është një ide e keqe dhe shumë e rrezikshme që të bëjmë ndarje në baza të grupeve etnike”.
Në një intervistë ekskluzive në Info Magazine, Beyer ka theksuar se një ide e tillë mund të ketë një efekt domino.
“Është shumë e rrezikshme ngase mund të hapeshin temat edhe tek Republika Sërpska, pastaj nuk mund të harrojmë është Ukrainën për Krimenë. Do të ishte një mesazh shumë i gabuar dhe i rrezikshëm. Shumë qartë e refuzojmë këtë ide”.
Bayer gjithashtu ka dhënë edhe një alternativë të mundshme, që sipas tij, ishte diskutuar më parë.
“Kemi bërë propozime për modele të ndryshme. Njërin prej modeleve do ta përsëritja sërish. Modeli gjermano-gjerman. Atëherë kemi pasur dy Gjermani dhe kanë mbijetuar në mënyrë paqësore. Nuk është ndjekur kjo ide, ka arsye te ndryshme mirëpo nuk do të ishte keq të mendohej për këtë”.
“Megjithatë, nuk është çështje e jona të përzihemi dhe të sjellim ide të reja mirëpo kemi përgjegjësi që të drejtojmë apo të udhëzojmë shtetet në proceset e integrimit evropian”./klan kosova/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës