Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë vizituar sot familjet nga fshatrat e kësaj komune, të cilat janë përzgjedhur nga komisioni komunal për çështje sociale për ndërtim të shtëpive.
Kryetari Jashari ka thënë se kjo po bëhet fal bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës sonë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një bashkëfinancim të projektit tonë të përbashkët fisnik e human, që t’u bëjmë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.
“Me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike.Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastrati, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve në nevojë. Lajmet dhe veprimet e mira nuk mbarojnë këtu”, premtoi Jashari.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray