Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në një debat mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.
Kurti ka thumbuar Haradinajn, teksa ky i fundit ka replikuar disa herë. Kurti ka thënë se dallimi mes deputetëve të AAK-së VV-së është se deputetët e VV-së nuk janë familjarë dhe kushëri të tij ashtu siç janë të AAK-së.
“Së pari kryeministri është dashur ta përmend edhe një dallim tjetër të deputetëve tanë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk janë familjarë dhe kushëri të mijë ky është një dallim të madh nuk janë të hunit dhe të konopit por janë të shtëpisë ky është dallim i madh”.
Kurti ka thënë se nëse edhe dy valë të personave largohen nga VV prap do të mbesin më shumë se deputetët e AAK-së.
“E dyta edhe dy valë të dalin të LVV-së prapë kemi me mbet më shumë se AAK-ja për mbështetje në popull as mos ta flasim mos ta diskutojmë se ajo dihet”, ka thënë Kurti.
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...