Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë sot në Kuvend se Ramush Haradinaj e ka keqkuptuar rolin e kryeministrit.
Konjufca ka thënë se Haradinaj po mendon që duhet t’i kryejë të gjitha punët e ministrave të Qeverisë, raporton Arbresh.info.
“Kjo seancë është thirrë në mënyrë të parregullt, me postë-elektronike. Prej kur emaili e ka zëvendësuar kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Ky është suspendim i institucioneve që i kemi krijuar vetë. Kryeministrit ma e rëndësishme i duket me shku me pa qysh po ndërtohet një rrugë sesa të vijë të jap përgjegjësi. Ai e ka keqkuptu rolin e kryeministrit, po mendon që krejt punët e ministrave duhet t’i bëjë ai”, ka thënë Konjufca duke folur rreth mungesës së Haradinajt në seancat e Kuvendit./Arbresh.info
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...