Izraeli përgjon varkën e Gazas pas lundrimit për të thyer bllokadën
Forcat detare të Izraelit e kanë përgjuar anijen palestineze për orë të tëra pasi kishte lundruar në gjirin e Rripit të Gazës, transmeton arbresh.info.
Brenda varkës kishte 25 palestinezë të cilët po transferoheshin në portin Ashdod, ka bërë të ditur ushtria izraelite.
Pasagjerët në bordin e kësaj anijeje kanë provuar ta thyer rrethimin e vendosur nga Izraeli.
Kjo është hera e parë e një tentative të tillë në dekada. Synimi I tyre kishte qenë qyteti bregdetar Liamos në Qipro.
Varka kishte arritur t’i kalojë nëntë porte detare para se të ndalohej nga forcat izraelite.
Bëhet e ditur që ana palestineze e ka humbur kontaktin me pasagjerët pas kapjes nga marina detare izraelite.
Gjithashtu bëhet e ditur që të gjithë pasagjerët kanë pasur pasaporta valide./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...