Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.
Kryeministri Haradinaj tha se sot kujtohen të rënët për liri në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, të Batalionit Gardist të atëhershëm dhe gjithë bashkëluftëtarët që kanë rënë për liri. “Batalioni Gardist ishte një prej njësive që ka kryer punë shumë të vështira në kohë të luftës, por edhe kujdesin ndaj të plagosurve”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj kujtoi se operacioni kur ranë këta dëshmorë, ishte operacioni më i vështirë, më i mundimshëm, për të bartur të plagosur nga zonat e luftës drejt Shqipërisë, përmes një terreni bjeshkë dhe kushteve atmosferike të vështira dhe në pritë të armikut.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...