Përmes një postimi ne facebook, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thëne se jemi me fat që kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës.
Gjatë takimit me ndërmarrësin Avdi Tafilaj, Haradinaj ka thënë se bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës.
Postimi i plot:
“Kisha kënaqësinë që sot të prisja në takim z. Avdi Tafilaj, një aktivist i hershëm politik dhe atdhetar, por edhe ndërmarrës i suksesshëm.
U informova për projektet serioze të investimeve që tashmë z. Tafilaj i ka bërë në Kosovë dhe projektet tjera që planifikon të realizojë.
Jemi me fat që e kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapsirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”, ka shkruar Haradinaj ne facebook./abresh.info/
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...