Ftohjet e stinës mund të jenë vërtet të bezdisshme dhe shumë njerëz kërkojnë një ilaç të menjëhershëm.
Për fat të keq, shkenca nuk ka zbuluar një gjë të tillë dhe ju me siguri se dëshironi të shmangni të gjitha ilaçet që përpos që janè efektive kanë edhe shumë efekte anësore.
Prandaj më poshtë po sjellim një recetë natyrale që do t’iu ndihmojë ta tejkaloni ftohjet shumë shpejt. Çfarë është edhe më mirë, të gjithë përbërësit e kësaj recete janë natyrale.
Ky ilaç natyral do të forcojë sistemin tuaj imunitar, trajton lodhjen, kollën kronike dhe ftohjet, transmeton Klan Kosova.
Por, kjo nuk është e gjitha – me këtë pije mund të trajtoni edhe infeksionet e ndryshme, në sajë të vetive anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-inflamatore.
Kanella konsiderohet të jetë një nga erëzat më të shëndetshme. Kur kombinohet me mjaltin, këta dy përbërës krijojnë një “bombë” të fuqishme që do t’ju ndihmojë të luftoni ftohjet pa shumë telashe.
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle pluhur kanelle
100 ml ujë të vakët
Përgatitja dhe konsumimi:
Përzieni të gjithë përbërësit në një gotë qelqi derisa të fitoni një masë homogjene. Për më shumë efekt, konsumojeni këtë pije dy herë në ditë.
Këtë trajtim natyral përdoreni për tri ditë me radhë kur edhe duhet të shihni se keni përmirësime në shëndet dhe ju ndjeheni shumë më mirë.
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...