Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se lajmi për heqjen e vizave do të tregohet brenda pak javësh.
Shefi i ekzekutivit përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.
“Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Poashtu, Haradinaj deklaroi se Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.
Diskutohet avancimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...