Avokati, Tomë Gashi ka vlerësuar se misioni i EULEX-it nuk ka arritur ta kryejë punën për të cilën ka qëndruar dhjetë vjet në Kosovë.
Ai ka thënë se ky mision nuk ka arritur të vendosë sundim të ligjit në veri.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka thënë se EULEX-i nuk ka kryer kurrfarë roli pozitiv, por e ka lënë Kosovën në gjysmë të rrugës duke qenë mashë e klasës politike.
Ai ka pohuar se EULEX-i duhet ta përfundojë mandatin më 14 qershor. Gashi ka vlerësuar se shteti i Kosovës, pavarësisht prej mangësive, ka kapacitete që të ballafaqohet me çdo sfidë juridike.
Në këtë intervistë avokati Gashi ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale.
Ai ka theksuar se askush përveç kryeprokurorit Jack Smith nuk e di se kur do të ngrihen aktakuzat e para./epoka e re/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit