Iniciativat dhe projektet mbështetëse të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në takimin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me drejtorin NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.
“FSK vazhdon të jetë forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën e mbështetjes së NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi gjeneralin Hoffmann dhe ekipin që e udhëheq për mbështetjen e parezervë që po i jep FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n.
Pasi falënderoi kryeministrin për pritje, drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj për angazhimet e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet e NALT në vitin 2018.
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...