Llava e vullkanit del në rrugë, sa shpejt e shkrin veturën

13:28 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të Hawai’t filloi të nxjerrë llavë mbi sipërfaqen e tokës javën e kaluar.

U organizua evakuimi masiv, ndërsa llava shkatërroi më shumë se 20 shtëpi

Fuqia e frikshme llavës vullkanike është kapur nga syri i kamerës në njërën prej rrugëve në Hawai.

Në video shihet se si llava ngadalë del nga pylli në rrugë, dhe pastaj e arrin një veturë të tipit Ford Mustang, fillon t’a shkrijë atë sikur të ishte yndyrë.

Videoja është incizuar në Leilan Estates në afërsi te Pahoa.

Aktiviteti i vullkanit shkaktoi edhe një tërmet prej 6.9 shkallësh të Rihterit, që e goditi ishullin të premten. Ishte ky tërmeti më i madh i regjistruar në Hawai 42 vitet e fundit.

https://www.facebook.com/wxchasing/videos/638667819798185/

Shpërndaje në rrjete sociale