Rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një shpërthim në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.
Pas marrjes se informacionit policia ka dale menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore të ekzaminimit të vendngjarjes dhe atyre operative.
Deri me tani janë evidentuar vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar ndonjë person i lënduar.
“Dyshohet qe mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore dhe të jetë hudhur nga një person në drejtim te disa personave te tjerë pas një konflikti te çastit mes tyre”, njofton policia e Kosovës, përcjell arbresh.info.
Policia ka identifikuar disa nga personat që dyshohet të jenë involvuar në këtë ngjarje.
Dy nga këta persona janë arrestuar nga ana e policisë dhe ndaj tyre është inicuar procedura hetimore.
Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...