Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, beson se nëse skuadra e tij fiton të tri ndeshjet e fundit në Serie A, mund të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Humbja nga Juventusi xhiron e kaluar dhe fitorja e Lazios ndaj Torinos, ka bërë që Interi të mbetet katër pikë larg skuadrës së Thomas Strakoshës, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të sezonit në Serie A.
Spalletti në konferencën e mbajtur para ndeshjes me Udinesen që e zhvillojnë ditën e diel nga ora 12:30, ka thënë se Interi është i varur nga ndeshjet e Romës dhe Lazios, por është optimist se nëse i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, mund të arrijnë objektivin e tyre, Ligën e Kampionëve.
“Edhe pse varemi nga të tjerët (Roma dhe Lazio), ne duhet t’i luajmë ndeshjet duke menduar se vendi i katërt varet nga ne. Nëse i fitojmë tri takimet që na kanë mbetur, unë mendoj se do të hyjmë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Spalletti.
Kujtojmë se ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Interi e zhvillon në udhëtim te Lazio
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...