Premierë Liga ka njoftuar gjashtë të nominuarit në garën për të fituar çmimin “Trajneri i Vitit”.
Ashtu siç pritej, Pep Guardiola është i përzgjedhur pasi dërgoi Manchester Cityn drejtë titullit në ligë, ndërkohë që Jurgen Kloppi i Liverpoolit do të sfidoj gjithashtu spanjollin për këtë çmim, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, dyshja do të jenë në garë gjithashtu me Sean Dychen, i cili është në prag për t’i siguruar Burnleyt vendin e shtatë në tabelë derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar.
Trajneri i Newcastle United, Rafael Benitez është i nominuar gjithashtu për shkak se ka arritur t’i mbaj “Magpies” larg nga zona e dëbimit, ndërkohë që Roy Hodgson, i cili ka arritur në Selhurst Park derisa Crystal Palace po qëndronte në fund të tabelës, është nominuar për dërgimin e skuadrës në pozitën e 12-të.
Chris Hughtoni kompleton listën e shkurtër me Brightonin pasi siguruan statusin e tyre në Premierë Ligë pas fitores së rrallë ndaj Manchester United mbrëmjen e së premtes./arbresh.info/
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...