Neymar do t’i ribashkohet skuadrës së Paris Saint Germain brenda dy ditëve të ardhshme, por trajneri Unai Emery nuk është në dijeni se kur ylli brazilian do të jetë i gatshëm plotësisht për të nisur stërvitjet.
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit mbeti jashtë fushe me përfundimin e muajit shkurt pasi theu këmbën gjatë fitores 3 me 1 në Liga 1 kundër Marseilles, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes në udhëtim kundër Amiens, Emery ofroi shpresë që 26-vjeçari mund të rikthehet para kohës së përcaktuar fillimisht.
“Sa i përket Neymarit, unë nuk e di pikërisht se kur do të rikthehet – e premte apo e shtunë – por ai do të rikthehet këtu për të qenë me ne”, ka thënë Emery.
“A do të stërvitet me grupin? Për tani, nuk mendoj kështu, do të shohim kur të arrijë”

“Ne duam që ai të jetë me ne. Ai së pari do të bëjë ushtrime individuale dhe më pas ne duam që të na bashkohet. Kur ai të jetë mirë, ai do të rikthehet në stërvitje”
Neymar ka shënuar 28 gola brenda 30 paraqitjeve kompetitive për PSG-në që nga transferimi për 222 milionë euro nga Barcelona./arbresh.info/
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan