Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu po qëndron në një vizitë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut.
Ajo përmes një postimi ne facebook, ka treguar se së bashku me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havoli zhvilluan takime me Komisionin Antikorrupsion të Koresë së Jugut, me qëllim të implementimit të modelit korean në vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në projektligje dhe akte të tjera.
“Është diskutuar, po ashtu edhe për bashkëpunimin në të ardhmen dhe projektet që do të implementohen, me qëllim të parandalimit dhe luftimit sa më efikas të korrupsionit”, shkroi Haxhiu në facebook./arbresh.info/
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje traspor...
Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant, me të cilin nuk dua...
Hajdaraj i drejtohet BE-së dhe EULEX-it me kërkesë për inter...
Ambasada e ShBA-së ua rikujton deputetëve: Afati për konstit...
Ngërçi politik, Osmani: Javën tjetër i drejtohem Kushtetuese...
Osmani – Grenellit: Deklaratat e Trump ishin shumë kon...