Në Samtin “Bërdo-Brione” në Shkup, ku po mbahet takimi i gjashtë presidentëve nuk është që ka shkuar si duhet.
Është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të cilin po raportohet se ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplase verale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç u raportuar nga mediat bisedat më të nxehta të Vuçiqit ndaj Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.
Hiç më i mirë, Vuçiq, nuk është treguar me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Trajtimi i presidentit serb ndaj presidentes kroate, për shkak të tensioneve aktuale ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit, ishte shumë i “ftohtë” dhe tërësisht takim zyrtar, pa fjalë.
Takimi në sallën plenare u mbajt me dyer të mbyllura, e aty ka “shpërthyer” presidenti serb me kritika edhe ndaj Thaçit. /Lajmi.net
Trump: Maduro i ka ditët numëruara
Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq
FC Prishtina në zi, njofton për vdekjen e anëtarit të stafit
Rama priti në takim Presidentin Begaj, diskutuan për thellim...
Befasi në Spanjë, pa gola në Itali – rezultatet pas pjesës s...
Vëllaznimi gjen menjëherë zëvendësuesin e Warrick