Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, u takua dje në Stamboll, me një grup studentësh shqiptarë në “Balkan Akademi”.
Gjatë takimit, Murati i njoftoi studentët për objektivat e Ministrisë kosovare të Diasporës, me theks të veçantë mbi projektin për krijimin e rrjetit të studentëve dhe të rinjve shqiptarë në botë, pjesë e të cilit do të jenë edhe studentët dhe të rinjtë shqiptarë në Turqi, sipas “KosovaPress”.
Në këtë takim ishin të pranishëm studentë nga të gjitha trevat shqiptare dhe studentë shqiptarë, të cilët kanë lindur në Republikën e Turqisë.
Sipas tij, një nga investimet më të mëdha të diasporës paraqet edhe “kthimi i trurit” në atdhe. “Ne kemi nevojë të madhe edhe për dijen tuaj”, ishte porosia që Valon Murati u dha studentëve të fushave të ndryshme, të pranishëm në këtë takim.
Më herët, Murati realizoi gjithashtu një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi, nëQendrën Kultutore të Kosovës në Stamboll.
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...