Spanja ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian U-23 të Peshëngritjes. Qeveria spanjolle nuk i është përgjigjur letrës së dërguar më 27 mars nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF) që t’i lejojë edhe peshëngritësit e Kosovës të hyjnë në Spanjë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dhe për shkak që nuk i është përmbajtur afatit prej tri javësh, Spanja është njoftuar nga Federata Evropiane që ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian për Grupmoshën U-23.
Evropiani i paraparë të mbahet prej 24 deri më 31 tetor të këtij viti në La Coruna pritet të mbahet në Poloni.
EWF-ja të dielën e ka njoftuar Federatën e Peshëngritjes të Kosovës (FPK) për këtë.
Kryetari i FPK-së, Astrit Hasani, e ka cilësuar si fitore të sportit dhe të Kosovës anulimin e organizimit të kampionatit evropian në Spanjë.
India lufton shpërthimin vdekjeprurës të virusit Nipah
Një person dënohet me tre vjet burgim për madhërimin e Karax...
Policia e shpall në kërkim këtë person të dyshuar për vjedhj...
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët