Interi e ka mposhtur 2-1 Chievon, duke vazhduar kështu luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Interi po luan për objektiv ndeshjet e fundit të këtij sezoni, e që është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve – edhe pse nuk është në dorën e tyre, Ata varen nga ajo që bëjnë Lazio e Roma.
Por, të besuarit e Luciano Spallettit duan të kryejnë punën e tyre deri në fund dhe më pas të presin për një rrëshqitje të Lazios e Romës.
Kështu, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34, Interi mori pikët e plota në udhëtim te Chievo duke triumfuar 2-1, me golat e Mauro Icardi (52’) dhe Ivan Perisic (61’), për ta bërë të pavlefshëm golin e vendasve në fund të takimit. Mariusz Stepinski shënoi në minutën e 90-të.
Interi ka shkuar në kuotën e 66 pikëve me këtë fitore, një më pak se Roma e Lazio – që gjithashtu fituan në këtë xhiro në Serie A
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...